Gripi i derrit i merr jetën nënës dhe foshnjës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sanatoriumin e Tiranës.

Një grua ka ndërruar jetë për shkak të virusit AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

Ndërkaq, bashkë me të ka ndërruar jetë edhe një nga dy foshnjat që ajo kishte sjellë në jetë.

Kujtojmë që e ndjera kishte bërë lindje të parakohshme, duke lindur dy binjakë.

Mësohet se binjaku në jetë është në gjendje të mirë shëndetësore.