Ballina Lajmet Kosovë Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Një grua 38-vjeçare, shtetase serbo-kosovare, është gjetur e pajetë me lëndime të rënda në kokë në Austri.

Sipas mediave austriake, dyshohet se autori është bashkëshorti i saj 47-vjeçar, austriak me rrënjë nga Kosova, me të cilin viktima jetonte e ndarë.

Në njoftimet zyrtare është bërë e ditur se policia ka reaguar shpejt dhe e ka arrestuar të dyshuarin, i cili ndodhet në paraburgim, transmeton albinfo.at.

Hetimet fillestare tregojnë se arma e krimit dyshohet të ketë qenë një kaçavidë. Gruaja ishte nënë e katër fëmijëve.