Gruaja norvegjeze hakmerret për djegien e Kuranit

Pas një ndjekjeje spektakolare në autostradë, kreu i një grupi ekstremist anti-islamik në Norvegji u sulmua nga një makinë, pak minuta pasi dogji një Kur’an, në periferi të Oslos.

Policia norvegjeze ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit që përplasi qëllimisht makinën e Lars Toren dhe e përmbysi. Toren është kreu i organizatës radikale Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN).

Pesë personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri prej tyre duhej të dërgohej në spital.

Në një video që tregon të gjithë episodin, e cila u postua në Facebook, Lars Toren dhe anëtarët e tjerë të organizatës së tij fillimisht shkojnë në Mortensrud, një periferi e Oslos me një komunitet të madh musliman. Anti-islamistët djegin një Kur’an në një kryqëzim, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga banorët, të cilët përpiqen të shuajnë flakët.

Një turmë e vogël mblidhet shpejt për të protestuat. Dallon mes tyre një grua që rrëmben atë që ka mbetur nga libri i djegur. Më pas ajo hipën në një Mercedes që nis të ndjekë zjarrvënësit e Librit të Shenjtë.

Por pak sekonda më vonë, Mercedesi mbërrin godet në rrugë automjetin e ekstremistëve, duke e përmbysur.

“Ne kemi të gjitha arsyet për të besuar se makina e SIAN është përplasur qëllimisht”, tha policia në një deklaratë.

Shumë aktivistë anti-islamikë të ekstremit të djathtë në Skandinavi, si danezo-suedezi Rasmus Palundan, e kanë bërë zakon vitet e fundit të djegin Kur’anin në lagjet ku jetojnë shumë muslimanë. Këto sfida, të cilat ata i portretizojnë si “liri e shprehjes”, shpesh çojnë në incidente me kundërprotestuesit, siç ndodhi së fundmi në Suedi gjatë fundjavës së Pashkëve. /tesheshi.com/