Gruaja norvegjeze plagoset dy herë nga ushtarët izraelitë

Një grua norvegjeze u qëllua dy herë gjatë një jave gjatë protestave jashtë qytetit të Nablusit, në Bregun Perëndimor.

Kristin Foss – një aktiviste dhe anëtare e Lëvizjes Ndërkombëtare të Solidaritetit – tha për Euroneës se incidenti i parë ka ndodhur më 18 gusht në Kafr Qaddum ndërsa ajo po ndihmonte një njeri të moshuar.

Ndërsa incidenti i dytë kur u qëllua me plumba gome ndodhi kur ajo i kishe duart lart dhe qartazi nuk ishte duke e kërcënuar askënd.

Ajo ka rrëfyer se i ka të incizuara në video të dyja incidentet, dhe se në asnëhrin rast nuk ka paraqitur asnjë kërcënim. /MESAZHI/