Grubi: E diela ditë jo pune! 100% mëditje shtesë për punëtorët që do të punojnë të dielën

Artan Grubi

Shkup: E diela ditë jo pune! 100% mëditje shtesë për punëtorët që do të punojnë të dielën. Kështu ka shkruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Sipas Grubit me Ligjin për Marrëdhënie të punës dhe Ligjin për Tregti e Diela shpallet ditë jo pune, me përjashtim të disa bizneseve të cilat do të mund të funksionojnë të Dielave dhe për festa.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka informuar personat juridik se të dielave do të mund të funksionojnë dyqanet e specializuara sipas Ligjit për veprimtari turistike, pikat e karburanteve, qendrat tregtare me sipërfaqe jo më të madhe se 10,000 m2, kioskët që vendosen gjatë eventeve sportive dhe dyqanet për ushqim (pa perime dhe fruta), pije dhe duhan në të cilat do të shërbej dhe punojë vetë pronari i lokalit.