Grupet palestineze dhe Izraeli arrijnë armëpushim në Gaza

Grupet palestineze dhe Izraeli mbrëmë kanë arritur armëpushim në Rripin e Gazës pas tensioneve që zgjatën dy ditë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatave të marra nga grupet palestineze, armëpushimi hyri në fuqi në ora 23:30 sipas kohës lokale.

Burimet nuk dhanë më shumë detaje.

Në ndërkohë, të paktën 8 palestinezë u plagosën në sulmet izraelite në Gaza, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra.

Tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm në ditët e fundit mes Izraelit dhe grupeve të rezistencës me seli në Gaza, kur një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat izraelite pranë gardhit të sigurisë së Gaza.

Avionët luftarakë izraelitë ndërmorën sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupit palestinez Xhihadi Islamik në Siri dhe në Rripin e Gazës, duke vrarë dy aktivistë të grupit.

Ushtria izraelite më herët tha se 50 raketa u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit, 90 për qind e të cilave u shkatërruan nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore.