Guta – Të paktën 42 të vrarë mes ofensivës së vazhdueshme

Të paktën 42 persona janë vrarë në Gutan Lindore të Sirisë, ndërsa forcat qeveritare vazhdojnë të nisin sulme ajrore në enklavën e mbajtur nga opozita.

Ndërsa forcat e regjimit po i afrohen më pranë qyteteve qendrore, aktivistët në Douma, një nga qendrat kryesore urbane, i thanë Al Jazeeras se avionët sirianë “nuk kanë ndalur bombardimin e qyteteve në të gjithë Gutan”.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se qyteti i Mudeira ishte kapur të dielën nga ushtria, e cila tani ishte në gjendje të lidhej me njësitë në anën tjetër të Gutas Lindore.

Forcat qeveritare tani e kanë rrethuar Dumën si dhe qytetin fqinj Mesraba, 10 km në lindje të Damaskut.

Ofensiva e fundit e qeverisë mbi Gutan, e cila filloi më 18 shkurt, ka vrarë 1.099 civilë gjatë 21 ditëve të fundit. /MESAZHI/