Guterres: Planeti ynë i brishtë dhe është i lidhur për fije pambuku

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, në fjalimin e tij përmbyllës në Konferencën e Palëve të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) tha: “Planeti ynë i brishtë dhe është i lidhur për fije pambuku. Ne ende po trokasim në portën e fatkeqësisë klimatike.”

Guterres mbajti fjalën e tij përmbyllëse në Konferencën e Palëve (COP26) e cila vazhdoi për dy javë në Glasgou të Skocisë.

Sekretari deklaroi se pjesëmarrësit në konferencë kishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndryshimin e klimës.

“Fatkeqësisht, vullneti politik kolektiv nuk ishte i mjaftueshëm për të kapërcyer disa kontradikta të thella”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi nevojën për të ndërmarrë veprime për të mbajtur gjallë objektivin prej 1.5 gradë në ngrohjen globale.

“Planeti ynë i brishtë është i lidhur për fije pambuku. Ne ende po trokasim në portën e fatkeqësisë klimatike”, paralajmëroi ai.

Gjatë konferencës Guterres tha se nuk janë përmbushur plotësisht synimet për t’i dhënë fund subvencioneve të lëndëve djegëse fosile, heqjes graduale të përdorimit të qymyrit dhe përmbushjes së një angazhimi 100 miliardë dollarësh për financimin e klimës për të mbështetur vendet në zhvillim.

“Ne nuk do ta arrijmë qëllimin tonë brenda një dite ose në një konferencë. Por unë e di se mund të arrijmë këtë. Ne po luftojmë për jetën tonë. Asnjëherë mos u dorëzoni. Asnjëherë mos u tërhiqni. Vazhdoni të ecni përpara”, ka thënë Guterres. /trt