Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gylenistët: kur Greqia vepron siç dëshiron Turqia

Gylenistët: kur Greqia vepron siç dëshiron Turqia

Athina “mbyll derën” për puçistët e FETÖ-s, shenjë vullneti për afrim me Ankaranë

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi të diktuar nga siguria kombëtare. Sipas raporteve të fundit nga mediat helene, autoritetet e Athinës kanë nisur një proces sistematik të refuzimit të kërkesave për zgjatjen e lejeve të qëndrimit për anëtarët e organizatës FETÖ, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në politikën e tyre të azilit.

Raportet në mediat greke, pohojnë se Athina po refuzon gjithnjë e më shumë kërkesat e anëtarëve të Grupit terrorist gylenist (FETÖ) për të zgjatur lejet e tyre të qëndrimit. FETÖ, fajtorja në përpjekjen për grusht shteti të 15 korrikut 2016 në Turqi, gjeti fillimisht një strehë të sigurt në fqinjin perëndimor.

Pranimi nga Greqia i ushtarëve që rrëmbyen një helikopter për t’u strehuar pas grushtit të shtetit kishte zemëruar ashpër Ankaranë, duke krijuar tensione të larta diplomatike.

Një raport nga gazeta Kathimerini, specifikon se në vitin 2025, shteti grek refuzoi zgjatjen e azilit për 44 qytetarë turq për arsye të sigurisë kombëtare dhe rendit publik, krahasuar me vetëm dy raste në vitin 2024.

Po ashtu, shkalla e miratimit të azilit ka rënë drastikisht nga 60.9 për qind në vitin 2023, në vetëm 4.7 për qind në vitin 2025. Refuzimi në rritje i lejeve të qëndrimit nxjerr në pah rrezikun e vazhdueshëm që përfaqëson FETÖ, një strukturë që funksionon përmes mekanizmave të fshehtë dhe infiltrimit sistematik.

Ky grup nuk është thjesht një lëvizje opozitare, por një organizatë hibride që ka përdorur arsimin, fenë dhe biznesin si mbulesë për të minuar institucionet legjitime shtetërore. Metodat e tyre të manipulimit dhe krijimi i një “shteti paralel”, dëshmojnë për një agjendë që synon destabilizimin jo vetëm të Turqisë, por të të gjithë rajonit.

Përfshirja e tyre në ngjarjet e përgjakshme të 15 korrikut, tregoi gatishmërinë e këtij grupi për të përdorur dhunën ekstreme kundër civilëve për të arritur qëllimet e veta mesianike. Duke shfrytëzuar sistemet demokratike të Evropës për t’u fshehur, FETÖ ka manipuluar nocionin e azilit politik për t’i ikur drejtësisë.

Qasja e re e Athinës reflekton një ndërgjegjësim të domosdoshëm se strehimi i këtyre elementëve përbën kërcënim për sigurinë transnacionale. Ndonëse mosmarrëveshjet për kufijtë detarë mbeten, dialogu vazhdon.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pritet të takojë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis këtë muaj në Ankara, ku çështja e luftës ndaj terrorizmit do të jetë në krye të axhendës. /tesheshi