Hajnat tentojnë të vjedhin një bankomat në Vushtrri

Disa persona të dyshimtë raportohet të kenë hyrë me forcë një një bankë në Vuhstrri, ku kanë tentuar të vjedhin para nga bankomati.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri, mbrëmë në orët e para të mesnatës.

Policia bën të ditur se të dyshuarit nuk kanë arritur të vjedhin paratë nga bankomati.