Hakerët Kinezë kanë pasur akses në rrjetet Japoneze të mbrojtjes për muaj me radhë

Komanda Kibernetike Amerikane i ofroi Japonisë mbështetje për eliminimin e maluerëve nga sistemet e saj por tha se ndihma ishte refuzuar për shkak se vendi nuk ndihej i sigurte që ushtria e një vendi tjetër të aksesonte sistemet e saj ushtarake.

Vitin e kaluar Nikkei Asia raportoi se Japonia kishte planifikuar të shtonte personelin e njësisë ushtarake të mbrojtjes kibernetike.

Sipas një raporti nga Washington Post, tashmë mund të kemi një ide të qartë pse ndërsa thotë se Kina ka pasur qasje të thellë dhe të vazhdueshme në rrjetet Japoneze të mbrojtjes.

Kur Agjencia Amerikane e Sigurisë tha se kishte zbuluar një ndërhyrje në fund të 2020-ës, shefi i NSA dhe Komandanti i Komandës Kibernetike amerikane, gjenerali Paul Nakasone udhëtoi drejt Japonisë së bashku me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtar Matthew Pottinger për të raportuar ndërhyrjet.

Pavarësisht se informacioni shkoi në nivelet më të larta të qeverisë Japoneze deri tek Kryeministri, Washington Post raportoi se hakimi nga Kina mbeti një problem për disa muaj përgjatë administratës Trump deri në fillim të 2021.

Komanda Kibernetike Amerikane i ofroi Japonisë mbështetje për eliminimin e maluerëve nga sistemet e saj por tha se ndihma ishte refuzuar për shkak se vendi nuk ndihej i sigurte që ushtria e një vendi tjetër të aksesonte sistemet e saj ushtarake.

Kështu Japonia vendosi të përdorë firmat vendase të sigurisë për të gjetur ndërhyrjet ndërsa u mbështet tek SHBA për udhëzime lidhur me gjetjet e tyre.

Në fund Japonia adoptoi një strategji më aktive të sigurisë kombëtare që përfshin edhe një komandë të re kibernetike që monitoron rrjetet me një personel prej 4000.