Hamasi publikon emrat e 20 pengjeve që do të lirohen sot

Grupi palestinez Hamas ka publikuar emrat e 20 pengjeve izraelite që pritet të lirohen gjatë orëve në vijim. Në listë përfshihen gra dhe fëmijë të rrëmbyer gjatë sulmeve të tetorit.

Lirimi i tyre është pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Pengjet do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq përpara se të kalojnë në duart e autoriteteve izraelite.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë të burgosur palestinezë. Ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti kanë konfirmuar se përgatitjet për shkëmbimin janë duke u zhvilluar dhe se palët kanë rënë dakord të ruajnë kushtet e armëpushimit. /mesazhi