Hapet konkurs për 200 profesionistë shëndetësor që do merren me menaxhimin e pandemisë

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor.

Hapja e konkursit është bërë në funksion të menaxhimit të pandemisë së koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Njoftimin për hapjen e konkursit e ka bërë vet ministria e Shëndetësisë.

“Konkursi për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor në funksion të manaxhimit të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Se do të hapej një konkurs i tillë, e kishte paralajmëruar para disa ditësh edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Konkursin e plotë të shpallur nga MSH-ja mund ta gjeni duke klikuar këtu.