Haradinaj dhe Krasniqi sot intervistohen nga Specialja

Ramush Haradinaj të premten dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas ftesës që mori për tu intervistuar nga Gjykata Speciale.

Haradinaj dje udhëtoi për në Hagë, si qytetar i Kosovës dhe jo përfaqësues i shtetit.

Ndërsa, sot ai pritet të dalë para prokurorëve të dhomave të specializuara.

Është hera e dytë që Haradinaj jep dorëheqje, pasi edhe në mars të vitit 2005, ai e kishte vetëdorëzuar postin e kryeministrit pas aktakuzës së parë të ngritur nga Tribunali i Hagës.

Sot po ashtu në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.