Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj sot ndodhet në Shqipëri për, siç e ka quajtur, vizitë pune.
Ramush Haradinaj, pranon se sot e ka marrë pasaportën e Shqipërisë. Përveç tij, me pasaportë shqiptare është pajisur edhe Anita, gruaja e Kryeministrit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqiperisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortës sime, Anitës.E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.