Haradinaj: Pajtimi me Serbinë vetëm në këmbim të njohjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra. Ka folur edhe për anëtarësimin në INTERPOL.

Haradinaj tha se pajtimi nënkupton me kalu mbi të zhdukurit, të dhunuarit e të vrarët, por shpjegoi si duhet bërë kjo.

Nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.

U shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol.

Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku sipas tij, shpejt duhet mbyllet kjo çështje.