Haradinaj takohet me komandantin e KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë e qetë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ku është shprehur se së bashku kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë.

Gjithashtu, Haradinaj ka shkruar se kanë vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë si raport i shkëlqyeshëm.

“Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Haradinaj:

Ky është postimi i tij i plotë:

Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet.