Haradinaj tregon nëse AAK e voton Osmanin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Madje Haradinaj ka thënë se nuk do t’i bëjnë as kuorumin për zgjedhjen e saj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

“As nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin znj. Osmani për presidente”, ka thënë lideri i AAK-së.