Haradinajt i mbushet mendja për ta pezulluar taksën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit që kishte me delegacionin nga SHBA-të.


Haradinaj në hollin e Kuvendit tha se në takim ua ka bërë me dije amerikanëve se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu, pasi që sipas tij është interes i të dy vendeve, raporton lajmi.net.

“Dialogu duhet të vazhdojë, që duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues, por e cila nuk nënkupton një republikë të Millorad Dodikut në Kosovë”, ka thënë ai.Haradinaj është pyetur edhe për mundësinë e heqjes së taksës pas presionit të vazhdueshëm të SHBA-ve, teksa ka lënë të kuptohet se janë zbutur qëndrimet në lidhje me këtë.

“Kërkesa e SHBA-së për pezullim të taksës natyrisht se na e mbush mendjen. Janë dy aspekte. Njëra është që taksa të shihet si pengesë për t’u kthyer në dialog”, tha Haradinaj.“Tjera është si ndihmesë për t’u arritur më shpejtë marrëveshja. Për aq kohë sa tarifa është në fuqi, koha i kushton më shumë Serbisë sesa Kosovës”, tha Haradinaj”, tha ai.

Haradinaj ka komentuar edhe takimin e Thaçit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa teksa ka thënë se takime të tilla konsultative janë pozitive për demokracinë.