Harrohen masat për ndotjen e ajrit, tym i zi në Prishtinë (Foto)

Komuna e Prishtinës ngriti alarmin para disa ditëve kur ajri kishte tejkaluar të gjithë parametrat e cilësisë. Madje, Prishtina u radhit në vendin e parë për ajrin më të ndotur.

Më ndryshimin e motit, ajri u përmirësua, ndërkaq Komuna i harroi masat që i zbatojë në mënyrë rigoroze për dy ditë, shkruan lajmi.net.Pos që ishte bllokuar qendra e Prishtinës për dy ditë, Komuna ndalojë shitjen e qymyrit dhe vendosi të marrë masa ndaj përdoruesve të tyre.

Por, disa fotografi që i ka siguruar lajmi.net, shihet se ndotja është duke ndodhur edhe më tutje. Pos oxhaqeve që po tymosin gjithandej në kryeqytet, tym i zi po del edhe nga një oxhak i madh në Hajvali të Prishtinës.