Ballina Lajmet Kosovë Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme, në rend dite votimi për Qeverinë e...

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme, në rend dite votimi për Qeverinë e re

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, sot (e diel), në orën 14:00.

Pikë e rendit të ditës është “zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Haxhiu, pak më parë caktoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.