Haziri e thotë përsëri: Është e qartë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi i ka treguar Kurtit si mund të bëhet kryeministër. Ai ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së! “, ka thënë ai./Indeksonline/