Haziri tregon si do të veprojë LDK në çështje të votimit të presidentit

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se Kryesia e LDK-së e ka shterur debatin e brendshëm për krijimin e institucioneve.

Ai ka thënë se në zgjedhjen e presidentit, LDK-ja do të evitojë çdo lloj pengese.

“Karshi qeverisjes së Vetëvendosjes do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK-ja do të evitojë çdo lloj obstruksioni apo pengese me rolin e vet konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli në ndërtimin e institucioneve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të punojnë që të dalin unanim si parti.

“Nesër do të bisedojmë me deputetët, kryetari do t’i takojë të gjithë deputetët dhe kryetari do të diskutojë me të gjithë”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kanë shterë nevojën për t’u takuar me Osmanin.