Helmohen nga ushqimi 10 nxënës në një lokal në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se 10 nxënës janë helmuar nga ushqimi në një lokal në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

“Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raportin e policisë.