Herën tjetër që do të blini limona, bëni mirë t’i fusni në ngrirje

Limonat janë të shëndetshëm për shumë arsye, por a keni menduar ndonjëherë ti ngrini para se ti konsumoni? Pse duhet ta bëni këtë?

Sepse lëkura e limonave përmban 5-10 herë më shumë vitamina sesa lëngu i limonit dhe lëkurat e tij zakonisht hidhen. Gjithashtu lëkura e tij mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi ynë.

Një përfitim tjetër i limonave është aftësia e tyre për të mbrojtur trupin nga tumoret dhe cistet. Ata kanë efekte anti-mikrobiale kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhave dhe janë efektivë në eleminimin e parazitëve të brendshëm dhe krimbave. Rregullojnë presionin e gjakut, veprojnë si anti-depresiv, luftojnë stresin dhe çrregullimet nervore.

Ju duhet të përdorni të gjithë limonin dhe të mos humbni asnjë pjesë të tij. Ajo ç’ka duhet të bëni është të blini një limon bio, lajeni dhe vendoseni në pjesën e ngrirjes. Mbasi ai të ketë ngrirë, (heqja e lëkurës do të jetë më e thjeshtë) e ndërsa copëzat e ngrira të lëkurës mund ti vendosni në ushqimet e tjera që hani.

Provojeni me limonin e radhës.