Hetim ndaj ndeshjes së Ligës së Kampioneve për shkak se ka filluar me vonesë

Është hapur hetim ndaj palëve për ndeshjen e djeshme mes Manchester United dhe Valencia në Grupin H të UEFA Ligës së Kampioneve për arsye të incidenteve të ndodhura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UEFA, është theksuar se Manchester United do të jetë subjekt i hetimit pasi që kishte ardhur me vonesë në stadiumin e ndeshjes që përfundoi me rezultat 0-0.

Gjithashtu edhe për Valencia është hapur hetim disiplinor për shkak të materialeve të ndezshme të hedhura nga tribunat në fushë, për shkak të shkeljes së ngjyrës së fanelave dhe nisjes me vonës të ndeshjes.

Autobusi i Manchester United kishte hyrë në stadium vetëm para 45 minutave të nisjes së ndeshjes, dhe ndeshja kishte filluar 5 minuta me vonesë.

Hetimi do të shqyrtohet më 18 tetor.