Hetimi ndërkombëtar për “Kumanovën”, mund ta nxjerr fajtor Haradinajn

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti, është shprehur kundër idesë për një hetim ndërkombëtar në rastin ‘Kumanova’. Sipas tij, këtë rast kanë mundur ta zgjedhin dy shtetet me një komision të përbashkët.

Bexheti ka thënë se hetimi ndërkombëtar do ta ngarkonte shtetin e Kosovës, i cili sipas tij, është i ngarkuar edhe ashtu.

‘Mendoj se është sensitive dhe mendoj se do të duhej zgjidhur me një komision të përbashkët të të dy shteteve. Hetimi ndërkombëtar mund ta ngarkojë më shumë Kosovën’, ka thënë Bexheti.

Ndërkaq, profesori ka ‘alarmuar’ në një formë se hetimi ndërkombëtar mund ta përfshinte edhe Haradinajn.Ai ka potencuar se disa të arrestuar dhe të vrarë në Kumanovë, kanë qenë luftëtarë të kryeministrit aktual të Kosovës, e cila gjë sipas tij mund ta ngarkojë atë.‘Mos të harrojmë se të disa të arrestuar dhe të vrarë kanë qenë ish-luftëtar të kryeministrit aktual.

Nuk duhet të ngarkohen institucionet e Kosovës’, ka shtuar Bexheti.Ndërkohë, ambasadori kosovar në Maqedoni, Ylber Hysa, ka thënë se Ambasada e Kosovës ka qenë e interesuar ër këtë rast, dhe ka konfirmuar se nuk ka pasur keqtrajtime.

Megjithatë, Hysa ka thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të mira, e këtë sipas tij, e ilustron vizita e Zaev.

‘Besoj që fakti se kryeministri ishte në Kosovë dhe u prit nga gjithë krerët, besoj se ishte një demonstrim i vullnetit dhe përkushtimit për të thelluar më shumë këto raporte’, ka thënë Hysa.

Ndryshe, në vizitën e kryeministrit maqedonas në Kosovë u tha se Maqedonia po shqyrton mundësinë për një hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’