Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e 24 subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Sipas shortit, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë numrin 116, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 130 , Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë me numër 123, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 129, Nisma Socialdemokrate do të mbajë numrin 122, ndërsa Lista Serbe do të ketë numrin 127.
Partitë e tjera:
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 134
JGP Paria Unike Gorane – 118
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 128
Fjala – 114
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 133
Partia Liberale Egjiptiane – 120
Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) – 112
Kosovski Savez – 121
Lista Serbe – 127
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 115
Nisma Qytetare për Kosovë – 117
Kosovaki Nevi Romani Partia – 124
Unioni Socialdemokrat (SDU) – 126
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 113
Koalicioni PAI-PDAK-LPB – 125
Koalicioni Vakat – 132
PSA – 131
Nova Demokratska Stranka NDS – 111
Kandidati i pavarur Nexhmedin Sedillar – 119
Ndryshe, për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, KQZ ka certifikuar 24 subjekte politike, prej tyre, 3 koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është mbyllur më 30 nëntor në ora 23:59, ndërsa afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike do të mbyllet sonte më 07.12 në ora 23:59./








