Ballina Artikuj Hilet e murgeshës kroate

Hilet e murgeshës kroate

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Një murgeshë katolike 34-vjeçare nga Kroacia me emrin Maria Tatiana Zerno kishte bërë një hile që nuk i shkon ndërmend gjithkujt!
Ajo është anëtare e Motrave të Bamirësisë të Shën Vincent de Paul.
Kohët e fundit, konkretisht që nga dhjetori i vitit të kaluar, historia e saj tragjike ka qenë temë diskutimi në Kroaci dhe Evropë.
👈- Gazetat, artikujt dhe programet televizive pretendojnë se një burrë mysliman e goditi me thikë pa asnjë arsye ndërsa bërtiste “Allahu Ekber” (Zoti është i Madh).
Nuk e kuptoj pse ai bërtiste “Allahu Ekber” ndërsa e bënte këtë, sikur të ishte duke qenë në luftë!
Sidoqoftë, policia mori raportin ndërsa murgesha, një anëtare e Motrave të Bamirësisë, ishte në spital duke u trajtuar për plagë thike në bark.
👈- Por tronditja erdhi nga hetimi policor, i cili vërtetoi se historia ishte e sajuar dhe se murgesha nuk e kishte thënë të vërtetën. Në fakt, ajo e kishte bërë vetë për të përhapur urrejtje ndaj Islamit në Kroaci dhe për t’u bërë lajm në mbarë botën!
Policia konfirmoi gjithashtu se ajo e kishte blerë armën e thikës nga një dyqan i njohur për policin dhe hetuesin.
A e ribotuan të vërtetën dhe hetimin policor të njëjtat media që publikuan historinë e rreme?
Jo, nuk e bënë.
A ndaluan postimet e përditshme në faqet që promovonin historinë e murgeshës?
Jo, nuk e bënë.
👈- Kroacia është një vend kryesisht katolik, por ka edhe nga njerëzit e saj që janë laikë.
Në opinionin tonë por edhe botes myslimane Kroacia ka një simpati dhe konsiderohet shtet i civilizuar, kanë etik dhe nuk gënjen, dhe se shoqëria kroate mbështet lirinë fetare.
Dikush mund të thotë: “Ky është një incident i izoluar; nuk përfaqëson shoqërinë kroate!”
Jo, miku im, nuk është një incident i izoluar!
I gjithë komuniteti po e përhap historinë edhe sot, pavarësisht se policia zbuloi të vërtetën.
As Kisha nuk ka lëshuar një deklaratë, as nuk e ka dëbuar murgeshën, dhe Vatikani nuk ka ofruar asnjë shpjegim në lidhje me incidentin, i cili ka nxitur urrejtje kundër emigrantëve myslimanë në Kroaci dhe Evropë.
👈- Vlen të përmendet se Kroacia, së bashku me Serbinë, ishte ndër vendet që nxitën Luftën e Bosnjës, dhe shumë nga udhëheqësit e saj ushtarakë u gjykuan në atë kohë për krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanëve në Bosnje.

Prof. ass. dr. Musa Vila