Hipermakina elektrike japoneze Aspark Owl vendos dy rekorde botërore

Aspark Owl, një hipermakinë elektrike japoneze, ka vendosur dy rekorde të reja botërore për shpejtësinë mesatare më të lartë nga një makinë elektrike mbi një të tetën e miljes dhe një çerek milje ( 201m dhe 402m respektivisht). Owl me katër motorë arriti mesatarisht 309.02km/h për 201 metra dhe 318.85km/h në 402 metra.

Në krahasim, një Porsche 911 Turbo S, e cila mund të përfundojë një “sprint” prej 400 metrave në 9.9 sekonda, e bën këtë me një mesatare prej 146 km/h, duke e bërë Owl mbi se dy herë më të shpejtë.

I paraqitur fillimisht si një makinë koncept në vitin 2017, Owl gjeneron rezultate të pretenduara prej 1,984 kuaj duqi dhe 2,000 njuton metër nga katër motorët e tij elektrikë të cilët janë të aftë të rrotullohen deri në 15,000 herë në minutë, raporton Drive.

I pajisur me një paketë bateri litium-jon të zhvilluar posaçërisht për këtë veturë me një kapacitet prej 64kWh, Owl ka një distancë të pretenduar deri në 450 km dhe një shpejtësi maksimale prej 400 km/h.

Në testet e mëparshme në Misano World Circuit në Itali, Owl ka arritur një shpejtësi prej 0 deri në 100km/h në vetëm 1.72 sekonda. Aspark pretendon se Owl është “makina me përshpejtimin më të shpejtë në botë” dhe sugjeron se mund të arrijë një shpejtësi edhe më të madhe.

Teksa Aspark Owl vendos rekorde të reja, titulli i veturës elektrike më të shpejtë të prodhimit në botë në mbi 402 metra i përket ende veturës së markës kroate Rimac Nevera, duke e përfunduar atë fazë në vetëm 8.582 sekonda.

Megjithatë, blerësit e interesuar do ta kenë të vështirë të marrin Owl-in e tyre, pasi prodhimi i saj është i kufizuar në vetëm 50 njësi dhe ka një çmim prej rreth 2.93 milionë eurove, dhe Aspark Owl është gati për ekskluzivitet.