Homazhe në Lybeniq, përkujtohen 80 personat e masakruar nga serbët 20 vjet më parë

Janë duke u zhvilluar homazhet në përkujtim të 80 personave të ekzekutuar në masakrën e Lybeniqit 20 vjet më parë.

Më 1 prill të vitit 1999, në Lubeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe nën drejtimin e grupit ‘Çakejt’ rrethuan dhe më pas hynë në brendësi të fshatit.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat dhe gratë e më pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore.

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën në këtë ditë sot janë mbledhur shumë qytetarë e fytyra publike në Lybeniq të Pejës.