Honda mund të debutojë me një makinë të re sportive për 75-vjetorin e saj?

Honda po përgatitet të festojë 75 vjetorin e saj këtë vjeshtë dhe duket se mund të kenë më shumë se vetëm një ngjarje me “tortë dhe shampanjë”.

Honda festoi 50-vjetorin e saj me S2000 dhe një ekzekutiv la të kuptohej se diçka e ngjashme mund të ishte në pritje për 75-vjetorin e tyre.

Por, megjithatë, nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë.

Dhe pyetja që natyrshëm shtrohet është: Pra, çfarë ka rezervuar Honda për 75-vjetorin e saj?

Një NSX i ri? Një S2000 i ri? Apo ndoshta një ofertë sportive krejtësisht të ndryshme?