Hoti pas takimit me liderët politikë: Jemi gati të ulemi në tavolinë të dialogut

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me liderët politikë.

Hoti tha se të gjithë pa përjashtim i dhanë mbështetje qasjes që e ka qeveria dhe parimeve të vendosura për dialogun.

“Ne jemi gati të ulemi në tavolinë të dialogut për marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohje reciproke”, tha Hoti.

Hoti tha se kanë kompletuar mozaikun e nevojshëm për krijimin e konsensusit shoqëror për ketë çështje.

Ai tha se të martën do të raportojë para Kuvendit të Kosovës lidhur me platformën e dialogut.

Edhe njëherë Hoti tha se ai ka mandat për të përfaqësuar vendin në takimet e dialogut.