Hoti: Sot u arrit marrëveshja, nesër votohet qeveria, pasnesër fillojnë reformat

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së.

Hoti tha se sot u arrit marrëveshja, nesër votohet qeveria, pasnesër fillojnë reformat.

“SOT u arrit marreveshja.NESER votohet qeveria.PASNESER nisim reformat ekonomike, arsimore e shendetesore, si dhe per fuqizim te rendit e ligjit per te gjithe njesoj.

Hoti shtoi se LDK dhe VV do të angazhohen për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

“Si partner i barabartë qeverisës, do të angazhohemi shumë që të fuqizojmë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, pozitën e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Do të avancojmë miqësitë me partnerët tanë, do të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë”- shtoi Hoti.

Na priftë e mbara.