Hoxhaj dhe Kryesia e PDK-së japin dorëheqje para Konventës së 3 korrikut

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe Kryesia e PDK-së kanë dhënë dorëheqje.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga vet Hoxhaj, shkruan lajmi.net.

Ky vendim vjen para mbajtjes së Konventës më 3 korrik ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së.

“Dorëheqja është një akt demokratik dhe statutar dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze e cila do të del edhe më e fortë pas 3 korrikut”, ka thënë Hoxhaj.