Huawei akuzon SHBA-të për sulme kibernetike

Gjigandi kinez i teknologjisë Huawei ka akuzuar autoritetet amerikane se përpiqen të detyrojnë punonjësit të mbledhin informacione për kompaninë dhe se po përpiqeshin të depërtojnë në sistemet e saj të informacionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania, objektiv i akuzave të SHBA-ve se është një kërcënim për sigurinë e tyre, të mërkurën tha se zyrtarët amerikanë kanë përdorur “mjete të paskrupullta” për të prishur biznesin e saj.

Huawei Technologies Ltd përballet me një ndalim të mundshëm të hyrjes në teknologjinë amerikane që thotë se do të dëmtojë shitjen e telefonave të mençur.

Kompania nuk ofroi prova për të mbështetur akuzat e saj ndërsa zëdhënësi i kompanisë tha se nuk mund të jepte detaje shtesë.

Një deklaratë e kompanisë tha se agjentët e FBI-së kishin kanë ushtruar presion ndaj punonjësve të Huawei-t për të mbledhur informacione për kompaninë. Më tej theksuan se autoritetet amerikane filluan sulme kibernetike ndaj Huawei-t por nuk treguan nëse ata patën sukses.