Humb jetën edhe një gazetar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Ka humbur jetën edhe një gazetar si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e Zyrës për media të qeverisë në Gaza, është informuar rreth gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i 2023 kur Izraeli filloi sulmet.

Mohammed Besam al-Jamal, gazetari i agjencisë palestineze të lajmeve Al-An, ka humbur jetën si pasojë e sulmit ajror të ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë së tij në Rafah.

Me këtë, sipas njoftimit, numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetor 2023 është rritur në 141.