Ballina Lajmet Kosovë Humb jetën një person në një vetaksident me traktor në Greminik të...

Humb jetën një person në një vetaksident me traktor në Greminik të Klinës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur sot në fshatin Greminik të Komunës së Klinës.

Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Sipas tij, viktima, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

“Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion”, ka deklaruar Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, të cilat po merren me procedurat e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.