Ballina Lajmet Kosovë Humb jetën një punëtor në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë

Humb jetën një punëtor në fabrikën “NewBalkan” në Suharekë

Pasditen e sotme, një punëtor i fabrikës “NewBalkan” në Suharekë ka humbur jetën, pasi që është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës.

Punëtori me inicialet M.D., dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për teve1.info ka bërë të ditur se i lënduari fillimisht ishte dërguar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Ai tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, si dhe po merren me rastin.