Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen kërkoi ndërprerjen përfundimtare të procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
“Orientimi për shkatërrimin e lirisë nga regjimi i Erdoganit, pushtimi i Qipros, pozicioni gjeografik i Turqisë, për të gjitha këto arsye, Franca duhet të kërkojë ndëprerjen përfundimtare të procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE!”, deklaroi drejtuesja e Frontit Kombëtar në një mesazh në rrjetin social Twitter.
Presidenti francez Emmanuel Macron mirepriti në Paris homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, ku mes tyre pati marreveshje bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, industrisë së mbrojtjes dhe luftës kundër terrorizmit. /MESAZHI/