Huthët e Jemenit kanë deklaruar se kanë lëshuar raketa balistike dhe dronë kundër një baze ajrore në Khamis Mushait dhe aeroportit të Abhas, si dhe kanë synuar me dronë aeroportin ndërkombëtar King Khalid në Riad.
Zëdhënësi ushtarak i huthëve, Yahya Saree, tha se sulmi ndaj aeroportit në Riad ishte i saktë dhe shkaktoi ndërprerje të trafikut ajror.
Arabia Saudite nuk ka konfirmuar menjëherë pretendimet për sulmet ndaj Abhas dhe aeroportit King Khalid. Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se kishte kapur dhe shkatërruar raketa balistike të lëshuara nga huthët drejt Khamis Mushait.
Sulmet vijnë në një periudhë të përshkallëzimit të luftimeve në Jemen, ndërsa forcat e mbështetura nga Arabia Saudite kanë nisur një ofensivë kundër huthëve në zonat strategjike pranë ngushticës Bab el-Mandeb. /mesazhi


