I dërguari i OKB-së në Libi kërkon reagim të unifikuar për përmbytjet në Derna

Abdoulaye Bathily

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Libinë, Abdoulaye Bathily tha të hënën se ishte i shqetësuar për “iniciativat e njëanshme dhe konkurruese” të institucioneve libiane për të rindërtuar Dernën, ku një përmbytje shkatërruese vrau mijëra njerëz muajin e kaluar .

“Përpjekjet e njëanshme janë kundërproduktive, thellojnë ndarjet ekzistuese në vend, pengojnë përpjekjet për rindërtim dhe janë në kundërshtim me shpërthimin e solidaritetit, mbështetjes dhe unitetit kombëtar të treguar nga populli libian”, tha ai në një deklaratë.

Libia ka pasur pak qeverisje të qëndrueshme që nga një kryengritje e vitit 2011 e mbështetur nga NATO dhe ajo u nda në vitin 2014 midis fraksioneve perëndimore dhe lindore me institucione politike paralele.

Të dielën, administrata lindore tha se po shtynte një konferencë ndërkombëtare që kishte planifikuar të mbante mbi rindërtimin e Dernës.