I dërguari rus në OKB: Rusia u “mësua të jetojë” me sanksione

Vasily Nebenzya

I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya, ka injoruar kërcënimet për sanksione nga SHBA-ja dhe aleatët e saj rreth mosmarrëveshjes në Ukrainë, duke theksuar se ato do të rezultojnë në dështim, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne u mësuam të jetojmë me këtë”, i tha Nebenzya gazetarit të AA-së në një konferencë për media në selinë e OKB-së kur u pyet nëse Moska do t’i përgjigjet ndonjë sanksioni.

“Ne jemi sanksionuar aq shumë sa nuk i numërojmë më. Shpresoj se ata do të kenë arsye të mjaftueshme që të mos vazhdojnë me këtë, por kjo do të rezultojnë dështim”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën në mes të një mosmarrëveshjeje në lidhje me aktivitetin ushtarak të Rusisë pranë kufirit të Ukrainës, gjë që bëri që SHBA dhe aleatët e saj perëndimor të lëshojnë paralajmërime për Moskën kundër çdo agresioni ndaj ish-republikës sovjetike.

Ata vazhdimisht e paralajmëruan Rusinë për “pasoja të rënda” nëse pushtohet Ukraina.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, më herët gjatë ditës kërkoi nga Rusia që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën pranë kufirit. /aa