Deklarimet e çmendura që tentojnë ta fusin të gjiithë botën në çmenduri
Fushata kundër Iranit “nuk ka mbaruar, por ne tashmë mund të themi qartë se kemi bërë arritje historike”, tha Netanyahu në një mesazh video drejtuar qytetarëve izraelitë, duke i dëshmuar botës dhe njëherë, atyre që i kanë sytë hapur, se është njeri që po merr zvarrë SHBA-në për ta çuar me patjetër sërish në luftë, derisa bota të përshkohet nga flakët vetëm e vetëm për një biçimsëz shtet si Izraeli.
Me një hartë të Lindjes së Mesme pas tij me boshtin iranian të theksuar me të kuqe, Netanyahu thotë se “ata donin të na mbytnin dhe në fund ne i mbytëm ata”.
“Ne i goditëm ata, kemi ende shumë për të bërë”, shtoi ai.
Netanyahu tha se vendi i tij vendosi të shkonte në luftë kundër Iranit në shkurt, pasi, sipas inteligjencës izraelite, Republika ishte shumë afër blerjes së një arme bërthamore dhe aftësisë për të prodhuar mijëra raketa, duke luajtur sërish kartën e gënjeshtrave si ndaj Irakut, një ndër turpet e SHBA-së.
Ai tha se nëse Izraeli nuk do ta kishte sulmuar Iranin dy herë gjatë vitit të kaluar, Teherani “do të kishte tashmë një armë bërthamore”.
Netanyahu pretendoi se Izraeli kishte marrë informacion që vitin e kaluar se Irani po përgatitej të shndërronte uraniumin e pasuruar në një armë bërthamore.
Në të njëjtën kohë, Benjamin Netanyahu tha se kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij duke u siguruar që Irani të mos sigurojë armë bërthamore, duke përfshirë autorizimin e operacioneve të fshehta për t’i vonuar ato dhe duke informuar botën për rrezikun. “Por bota nuk dëgjoi”, tha ai.
Së fundmi, ai tha se Izraeli kishte “thyer barrierën e frikës” duke goditur Iranin qershorin e kaluar.
“Ne do të përballemi me Hamasin në Gaza”
Duke iu drejtuar luftimit të përfaqësuesve të Iranit, Kryeministri Benjamin Netanyahu u mburr se Izraeli kishte krijuar zona të sigurta në Gaza, Siri dhe Liban. “Ne do të përballemi” me Hamasin në Gaza, tha ai, duke shtuar se Izraeli ishte gati të përballej me raketat që Hezbollahu ende i ka.
Në fakt, Izraeli është poshtërruar ushtarakisht si nga Irani, si nga Hamasi e si nga Hezbollahu së fundi në Liban. Duke qenë kështu, zgjedh të godasë civilët duke shkaktuar masakra.
Një gjë është e qartë tashmë për atë që ende kanë aftësi të mendojnë: Me këtë njeri e shtetin e tij gjakatar, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme.
Irani aty ka qenë gjithnjë, Izraeli jo! Dhe nuk është Irani që i ka bërë gjëmën rajonit, sado shtet me ideologji problematike. /tesheshi


