I riu shqiptar kapet me miliona euro kokainë në Itali!

Një 29 vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se është kapur me 72 kilogram kokainë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, shqiptari ndodhej në Itali me leje turistike të vlefshme për 3 muaj.

Gjatë kontrollit të makinës policia i gjeti edhe tre tufa me kartëmonedha, me vlerë totale 30.000 euro.

Më pas policia zhvilloi kontroll në shtëpinë e 29-vjeçarit në rrugën via Gramsci dhe në garazh gjeti një makinë tjetër.

Në bagazhin e saj gjeti 48 pako me kokainë, të cilat sipër kishin të stampuar markat “Boss” dhe “Louis Vuitton”.

Gjithashtu bëhet me dije se në një pjesë tjetër të makinës, u gjetën 9 pako me të njëjtën logo dhe dy tufa parash, nga 10 mijë euro secila.

Në total, policia gjeti dhe sekuestroi 72 kg kokainë e cila në tregun me shumicë do të arrinte vlerën e 2 milionë e 200 mijë eurove.

“Krimi shqiptar ka marrë një forcë të jashtëzakonshme ekonomike dhe nuk ka bashkëpunëtorë të drejtësisë në këto organizata”, thotë efektivi Guglielmo Battisti.