Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) qëlluan për vdekje një burrë gjatë një operacioni përmbarimor në Biddeford, Maine, të hënën në mëngjes pasi shoferi dyshohet se u përpoq të ikte nga një ndalesë automjeti, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS), transmeton Anadolu.
Sipas DHS, incidenti ndodhi ndërsa oficerët e ICE kryen mbikëqyrje të synuar në adresën e fundit të njohur të një emigranti pa dokumente, i cili kishte një urdhër përfundimtar largimi.
Departamenti tha se individi u largua nga vendbanimi me një automjet dhe oficerët e ICE u përpoqën ta ndalonin atë.
“Forcat e rendit kanë tentuar të ndalojnë automjetin. Automjeti ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe nga frika për sigurinë publike, një oficer ka shkarkuar armën. Shoferi i mjetit është goditur dhe menjëherë janë kontaktuar shërbimet emergjente. Ai ndërroi jetë nga plagët e marra”, thuhet në njoftim.





