Ilir Latifi mposhtet nga Anderson

Ilir Latifi ka pësuar humbje në mbrëmjen e UFC 232.

Luftëtari me prejardhje nga Kosova është mposhtur nga Corey Anderson, shkruan lajmi.net.Lufta mes dyshes zgjati për plotë 15 minuta, apo përkthyer ndryshe, tri raunde.

Latifi arriti që të mbahet në këmbët e tij, mirëpo në fund luftën e humbi me anë të pikëve të vendosura nga juria.Ai kësisoj ka “vonuar” ëndrrën e tij për titullin e kampionit në divizionin e lehtë të peshave të rënda.Latifi me këtë humbje tashmë numëron 14 fitore dhe gjashtë humbje.Anderson në anën tjetër ka 12 fitore gjatë karrierës së tij, shtuar këtu edhe katër humbje.