Imazhet e reja të prototipit Cybertruck Tesla tregojnë një detaj tjetër

Një set imazhesh të reja tregojnë prototipin Cybertruck të Tesla-s me bagazhin e hapur të përparmë, duke konfirmuar edhe një herë se kamionçina tërësisht elektrike do të ketë një bagazh të përparmë që hapet në mënyrë të ngjashme me modelin Ford F-150 Lightning.

 

Postuar në forumin e Cybertruck Owners Club nga përdoruesi MarkusNZL, fotot janë shkrepur në Zelandën e Re në Terrenet e Testimit të Hemisferës Jugore (SHPG), ku kamionçina elektrike u dërgua në fillim të këtij muaji, me sa duket për testimin përfundimtar të dimrit përpara fillimit të dërgesave në tremujorin e tretë të këtij viti, transmeton Telegrafi.

I mbuluar me një kamuflazh të ngjashëm që u pa rreth një javë më parë në një prototip në Palo Alto, Kaliforni, ky prototip i Cybertruck u pa derisa po shkarkohej nga një kamion.

Tesla pritet të së shpejti të nisë prodhimin e këtij Cybertrucku.