Indi, pas më shumë se njëqind ditë numri i të infektuarve nën 40.000

Në Indi, vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), pas 102 ditësh numri i rasteve ditore ka rënë nën 40.000, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se 37.566 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa 907 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit.

Megjithëse numri i rasteve ditore ka rënë nën 40.000 për herë të parë në 102 ditë, numri i vdekjeve në një ditë ra nën 1.000.

Herën e fundit më 18 mars, numri i njerëzve të infektuar ishte nën 40.000 në baza ditore.

Derisa 56.994 pacientë u rikuperuan në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive ka rënë në 552.659.

Numri i rikuperimeve në bazë ditore, më gjatë se një muaj, tejkalon numrin e të sapo infektuarve, gjë që lehtëson pjesërisht barrën dhe presionin mbi sistemin shëndetësor.

Gjithsej 29.366.601 persona janë rikuperuar deri tani në vend, ndërsa shkalla e rikuperimit është 96,87 për qind.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar është rritur në 30.316.897, ndërsa 397.637 persona kanë vdekur.

Që nga 16 janari, më shumë se 329 milionë doza të vaksinave janë dhënë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin me 1,4 miliardë njerëz, vaksinimi nuk ka arritur ende nivelin e mjaftueshëm për të ndaluar epideminë.

Sipas faqes “Worldometers”, India dallohet si vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve dhe si vendi i tretë me numrin më të lartë të vdekjeve. /aa