India arrin marrëveshje me prodhuesin e brendshëm për 300 milionë doza të vaksinave

Qeveria e Indisë të enjten bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin e brendshëm të vaksinave Biological-E për 300 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për 15 miliardë rupi indian (205 milionë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vaksina kundër COVID-19 e Biological-E aktualisht po kalon provën klinike të fazës së 3-të pasi ka treguar rezultate premtuese në provat klinike të Fazës 1 dhe 2”, thuhet në njoftim, duke shtuar se është një vaksinë nën-njësi e proteinave RBD dhe ka të ngjarë të jetë në dispozicion në muajt e ardhshëm.

“Këto doza të vaksinave do të prodhohen dhe grumbullohen nga Biological-E nga periudha gusht-dhjetor 2021”, theksohet më tej.

Më shumë se 213 milionë doza të vaksinës së koronavirusit janë administruar deri më tani në Indi, vendi i dytë më i populluar në botë, me 43.6 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht, njoftoi “Our World in Data”.

India muajin e kaluar regjistroi rritje të vdekjeve dhe rasteve ditore me COVID-19 derisa vendi po lufton me valën e dytë të pandemisë. Rastet ditore kaluan shifrën 400 mijë ndërsa vdekjet ditore 4.500. /aa